TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
O Moj Doruntinë
Lyrics

Një pikë loti n'besë
Eshtë i rëndë sa toka
Vetëm një pikë lot
Randë sa toka e zezë

Motër zeza pret
Sytë nëntë vjet s'ju thanë
Pas nëntë vjetëve pret
Pret ta shofë vëllanë

Kot e pret moj ogurzezë!

Do t'vijë ai
Besë ka dhanë ja gjallë ja vdekë

Ku te pret moj ogurzez

Dotë vi aje
Besë ka dhan ja gjallë ja vdek

II.
Pas nantë plagesh, pas nènte varresh
Besë prej dheut gufon
?
Sytë ti verbojnë
Ecë kalorësi i vdekjes,
natën nëpër hanë
hingëllimë e gjogut
tokën mush me gjamë
motra n'vithe t'kalit
ia vë duert në ije
ndalja or vlla vrapin
ndalja vrapin gjogut

ëëë, era dhe po t'vie

Pas nantë plagesh, pas nènte varresh
Besë prej dheut gufon
?
Sytë ti verbojnë
Gjogu trokun nalë
seç e nal te porta
trandet kulla e thënë
në këtë natë pa hënë
hap derën moj loke
moj nanëloke e forta
se t'erdh bija e vetme
t'erdhi bija e vetme

Ooo
oooo
Ajo besë e dhënë

O moj Doruntinë, o moj Doruntinë
pa mthuej kush të solli
Pashë Perëndinë

DËRGOI: