Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ilir Shaqiri - Lulja E Koshares  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  19

Këngë e albumit:

"Garda E Kosoves"

Komente

Asnjë Koment

01/12/2000

2000-11-30T23:00:00+00:00



Po na thërret Kosova (heu)
shpirti po na djeg,
nisen nga Poroji (heu)
trimat tanë me fletë,
shqipet me dy fletë.

Po gjëmon Kosova (heuu)
gjakun n'ballë na ngriu,
niset për Koshare (heu)
trim Mujdin Aliu,
trim Mujdin Aliu.

Lamtumirë oj naaaaaanë,
e ti babë Qerimi.
Vetë më mësuat si duhet atdheu,
si bahet betimi.

Refreni:
Jam djalë nga Tetova,
më ka thirrë atdheu,
vetë Adem Jashari,
gjaku i Skënderbeut.
Asgjë në botë nuk deshta,
ma shumë se lirinë.
Gjaku im le t'bahet dritë,
dritë për Shqiptarinë.

Po nxen nga Kosova (heu)
flaka e lirisë.
Kthehet nga Kosharja (heu)
lulja e trimnisë,
lulja e trimnisë.

Babë Qerimi ashpër (heu),
largohu i thotë natës,
mirë se vjen n'Poroj (heu)
o flamur i babës,
o flamur i babes.

Lamtumirë oj naaaaaanë,
e ti babë Qerimi.
Vetë më mësuat si duhet atdheu,
si bahet betimi.

Refreni:
Jam djalë nga Tetova,
më ka thirrë atdheu,
vetë Adem Jashari,
gjaku i Skënderbeut.
Asgjë në botë nuk deshta,
ma shumë se lirinë.
Gjaku im le t'bahet dritë,
dritë për Shqiptarinë.

Jam djalë nga Poroji (hej),
më ka thirrë atdheu,
vetë Adem Jashari,
gjaku i Skënderbeut.
Lulkuqja e Kosovës,
sot n’zemër më mbiu.
Shqipe nga Poroji jam,
vetë Mujdin Aliu.


Ky tekst u dërgua nga Butrinti




Më Shumë Këngë Nga Ilir Shaqiri:

Më Shumë...


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet