TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Baladë Për Nënën
Lyrics

Kam nënloken n'mes t'New Yorkit,
n'rrokaqiell n'tetëdhjetin kat,
po më thotë t'i shtyj karrocën,
të dal n'ballkon t'flladitem pak.

Tetëdhjetë kate kjo ngrehinë,
tetëdhjetë vjet unë sot i bana,
sa kam mall per Shqiprinë,
për ninullën nina nana.

M'thuj o bir nga bjen Shqipria,
se në zemër kam nji peng,
atje janë ëndrrat e mia,
atje është nji plagë që m'dhemb.

M'thuj o bir nga bjen Shqipria,
ma do zemra shqip kët' fjalë,
atje janë ëndrrat e mia,
atje është nji zjarr që m'kallë.

Shpesh në ëndërr m'bje ndërmend,
herë në gjumë herë kur jam zgjuar.
Ku jam lindur n'trollin tem,
ku jam rritë e nusëruar.

N'sytë e saj si rrezja e diellit,
shfaqet pamja e katundit,
në ballkon të rrokaqiellit,
ajo l'shon frymën e fundit.

M'thuj o bir nga bjen Shqipria,
se ne zemer kam nji peng,
atje jane ëndrrat e mia,
atje është nji plagë që m'dhemb.

Do t'i them nga bjen Shqipria,
nipit do t'ja bëjë me dorë,
atje janë këngët e mia,
atje është qielli arbror.

DËRGOI: