TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Zhgenjimi I Mergimtarit
Lyrics

Nuk thonë kot se ikën koha
Lumi jetës rrjedh ngadalë
12 vjet m'i mor' Evropa
Veç një mall shpirtin ma kall

Me valixhet t`mërgimtarit
Marr një ëndërr, bart një shpresë
Më tundon zjarr vullkani
Nanë Kosova s`i do t'm`pres

A thu e gjej 'njat shpirt si loti?
A thu e gjej zemrën kristal?
Siç e fali për hir Zoti
Mu si borën përmbi mal

ref:
Mos më thuaj, mos më thuaj
Se s`me njeh,e s`më kujton
Sfondvokali:
(e s`me kujton)
Jam yt bir, nuk jam i huaj
Veçse zemra më lëngon

M`thuaj si u thonë atyre
Që përditë vjedhin Atdheun
Mbi oxhaqe t`varur falso
E mbajnë trimin SKENDERBEUN

Me 'za' t`FISHTËS m`vjen të th`rras
Për 'njata t`mbërthyer n`kollare
Kur do t'i mallkojë e mjera
Nanëlokja e shenjtë shqiptare

Me plagë n`zemer kthehem prapa
Jo Evropa s`mpaska borxh
Brenda ditës seç u m`plaka
'Njajo shpresë seç me dogj

ref(2x):
Mos më thuaj, mos më thuaj
Se s`më njeh e s`më kujton
sfondvokali:
(e s`me kujton )
Jam yt bir nuk jam i huaj
Veçse zemra më lëngon.

DËRGOI: