TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Antigona Fazliu (Deshmor)
Lyrics

Vjen kushtrim prej Çyqavice
Mblidhën trimat mes Drenice
Heejjj
Bashk në zemër të Dardanisë
Për t’i dhënë frymë lirisë
Heejjj
Sikur yll që ndriçon shtigje
Sikur këngë që bashkon brigje
Zë kushtrimi nga Gradica
Thonë se u ngjall Shotë Galica

Ref. :
Jehojnë fusha e male tona
Je yll drite Antigona
Je pishtare, ikonë mbete
Dritë lirie e kësaj jete
O Drenicë ty n’tërë epokat
Gjithmonë trima t’rriti toka
Gjaku yt plot lule mbiu
Lavdi paq ANTIGONË FAZLIU*

Zëri yt na vjen ndër mote
Dritë lirie vepra jote
O heejjj
O burrneshë e historisë
Je kala e pavdekësisë
O heejjj
Si dikur Fazli Grajqevci
Flamurtar Armend Ingjeshi?
Zë kushtrimi për lirinë
Për bashkimin me Shqipërinë

Ref.2x :
Jehojnë fusha e male tona
Je yll drite Antigona
Je pishtare, ikonë mbete
Dritë lirie e kësaj jete
O Drenicë ty n’tërë epokat
Gjithmonë trima t’rriti toka
Gjaku yt plot lule mbiu
Lavdi paq ANTIGONË FAZLIU

____
*Antigonë Fazliu u lind me 11 mars te vitin 1981, në fshatin Gradicë të Drenasit. Antigona edhe pse e re në moshë, vendosi te bëhëj pjesë e UÇK-së, duke hyrë ne brigadën 114 si ushtarja më e re e kësaj brigade. Ajo mori pjesë ne luftime e beteja, duke treguar trimërinë dhe vlerat e saja. Antigona ra heroikisht me 30 prill te vitit 1999, në fshatin Verbovc të Drenasit.