TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Ushtaraku I UÇk-Se (Ismet Rrahmani)
Lyrics

I
Këndojn burrat nëpër oda
nëpër brigje këndojn zanat
ligjërojn kroje edhe gurra
n'ato bjeshk ku ulet Hana

këndojn zemrat kosovare
bien lahuta nëpër kulla
se kjo tokë e lasht prej moti
ka lind trima e ka lind burra

ref...
Linde ti Ismet Rrahmani
natë e bukura te ëndrra lirie
nëna jote me ninulla
të këndoj këngë trimërie

ti mësues i diturisë
që ndër vite bukur ligjërove
kur jehoi zëri i atdheut
more pushkën malit dole

II
Këndojnë fëmijët nëpër shkolla
për mësuesin atdhetarin
Këndojn burrat nëpër oda
për dëshmor Ismet Rrahmanin

Që me pendë të ditursië
solli dritën në këto troje
që me pushkën e lirisë
përjetësohet n'përmendore

ref...
Linde ti Ismet Rrahmani
natë e bukura te ëndrra lirie
nëna jote me ninulla
të këndoj këngë trimërie

ti mësues i diturisë
që ndër vite bukur ligjërove
kur jehoi zëri i atdheut
more pushkën malit dole

DËRGOI: