TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Xhemshir Islami
Lyrics

Valë e valë po vjen jehona
flak po digjen kullat tona
prapton kodra dete e shtete
netë robrie halle derte
jam Xhemshir i Azis Islamit
le e rrit në kullë të zjarrit o hej
që nga kodra e Nikushnicës
vjen kushtrimi i Azem Galicës
kush është djalë e kush burrë
thrret atdheu o sot o kurrë
n'Ulm t'gjermanit udhën nis
mpret Kosharja e lirisë o hej

ref..
jam Xhemshiri i Azis Islamit
le e rrit heu në flak të zjarrit
për ket tok kam ba një be
me ba vdekjen por si me le
hej bablok pa gjamë e lot
se Kosovës i dola zot 2x

Po shkrin bora e bulon mali
as kjo stinë luftën se ndali
plumbit do tja hapim ballin
thonë Kosovën kurr se falim
natë e Majit e zezë mandata
nuk lëshon breshër por granata o hej
qielli lartë e përposhtë dheu
po ku jeni o more he hej
Faik Qabrati e Mentor Humolli
sot po shembet karakolli
Junuz Krasniqi e Nazim Buduri
nlog tbetejës qëndron burri o hej

ref..
jam Xhemshiri i Azis Islamit
le e rrit heu në flak të zjarrit
për ket tok kam ba një be
me ba vdekjen por si me le
hej bablok pa gjamë e lot
se Kosovës i dola zot

sot Kosovës i dola zot 2x

DËRGOI: