TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri & Nikollë Nikprelaj
Baladë Per Sali Manin
Lyrics

Ilir Shaqiri
o ju male që ushtoni
Sali Manin ma këndoni
ju burime që buroni
Sali Manin ma këndoni
Sali Manin ma këndoni ndaç ma vajtoni

Nikollë Nikprelaj
Drini i moçëm
po i çan brigjet
Sali Mani nuk përgjigjet
jo nuk përgjigjet

ngrite kokën malsi e madhe
nxirri fjalët nga palca e gurit
në palë të flamurit

Ilir Shaqiri
Gjethet bien e tjerat dalin
cili sy ta ka parë djalin
cili sy ta ka parë djalin
cila këngë ti ta ngrisë ballin
cili lajm ta shuan zjarrin
e ta heq mallin

Nikollë Nikprelaj
Syri i zmerës tmbet n'Kosov
dy lot burri flak e borë
për një dasmor
ai po vjen bashk me lirinë
me bekimin që i dhe ti për një Shqipëri

Atje lart te malet hije rënda
nga ca burrash çerdhet ngriti kënga
fli o vlla nën rreze Shqipërie
plisa bardhi me zë pavdeksie

Atje lart te malet hije rënda
mjaltë e helm çerdhet ngriti kënga
fli o vlla nën rreze Shqipërie
plisa bardhi me zë pavdeksie

DËRGOI:
  • Publikimi: 05/06/2016
  • Ora: 07:15
  • Renditja: Top 200
  • Ndrysho Videon
  • Korrigjo tekstin
  • Përkthe tekstin
  • Dërgo akordet
  • Krijo një kartolinë
  • Shtoje në playlist
  • Performon:
  • Më shumë info:
    Balada Është Realizuar Nga Këngëtarët E Mirnjohur Të Trojeve Shqiptare Ilir Shaqiri Dhe Nikollë Nikprelaj Në Bashkëpunim Me Tv-Blue Sky . Promovimi I Këngës Baladë Kushtuar Sali Manit Ishte Konceptuar Shumë Më Shumë Se Një Promovim Nga Tv-Blue Sky, Shoqata Kulturore-Artistike “Sali Mani” Dhe Revista “Fjala”, Ajo Ishte Një Natë E “Gjatë” In Memoriam Per Artistin E Madh Që Ndonse Nuk Jeton Më Fizikisht, Jeton Vepra Dhe Kënga E Tij E Paharruar Në Perjetsi. Në Ketë Natë Promovuese Kishin Ardhur Dhjetra Miq, Dashamires, Shokë, Ish Bashkëpuntor, Adhurues Të Kenges E Vepres Së Sali Manit, Kishin Ardhur Të Aferm E Familjar Të Tij, Kishte Ardhur Nga Shba Bashkeshortija E Tij Feti Mani, Kishte Ardhur Nga Kosova Ku Jeton Familjarisht Djali I Tij Artan Sali Mani – Ish Ushtar (Vullnetar) I Ushtrisë Çlirimtare Të Kosoves. Në Ketë Natë Promovuese Perveç Autorëve Të Kënges Baladë Ilir Shaqiri Dhe Nikollë Nikprelaj, Kishin Ardhur Nga Kosova Kengëtarja E Mirnjohur Mihrije Braha Me Bashkëshortin E Saj Kengëtarin Naim Abazi.