TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Përjetësia Ka Dy Botë (Këngë Për Halim Tolajn)
Lyrics

Vjen kushtrimi anë për anë
Halim Tolaj gjoksin bjeshk
eshk përndizet n'istikamë
për Kosovën tonë të blertë
tundet dheu e qielli rrxohet
nkamë një burrë trimi i pa epur
ktu s'kalojnë dot gjaksorët
veç mbi trupin tim të vdekur

ref...
n'zjarre frontesh pararojë
mes furtunash n'brigjet Drinit
n'breshri plumbash pa mburojë
n'ball kreshniku i Dukagjinit

kur na shfaqet n'breg t'Lajthisë
ja flladisin bjeshkët ballin
veç bashkimi i Shqipërisë
ja ngroh zemrën ja shuan mallin

Vjen buzqeshur, në çdo stinë
dhe na flet atë dit e sot
nektar bjeshke me lirinë
përjetësia ka dy botë
plot tre breza djal pas djali
në tri luftëra ball për gjak
se lirinë askush s'na e fali
ajo lind ku do me flakë

ref...
n'zjarre frontesh pararojë
mes furtunash n'brigjet Drinit
n'breshri plumbash pa mburojë
n'ball kreshniku i Dukagjinit

kur na shfaqet n'breg t'Lajthisë
ja flladisin bjeshkët ballin
veç bashkimi i Shqipërisë
ja ngroh zemrën ja shuan mallin

mmmmm
2x
dhe na flet atë dit e sot
përjetësia ka dy botë

përjetësia ka dy botë

DËRGOI: