Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ilir Shaqiri - Djali Burre Hysen Zogjani Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Nata e zezë po mbyllte shekull,
Pa një dritë pa shteg matanë,
Kush m'i bahet lirisë tempull,
A ka lindur djalë ndoj nanë?

Harilaçi n'gji të bjeshkës
Pret rrebeshe nga dushmani
Por nuk tundet burri i besës
Djali burrë Hysen Zogjani.

Dajës t'madh i vete mbrapa
Që nga burgjet, terr i futës,
Nëpër shtigje, ferra e shkrepa
Ia vë shenjë nofkën e luftës.

Ref:
Hajde djalë, he ku na trete
Cila ditë t'mori me vete,
Shohim qiellin tej n'Golesh,
Ti je gjallë oh brenda nesh.

Koha s'pret dhe ti nuk ndalesh
Tej një shenjë, një porosi,
Logjistika midis malesh,
Na e hap shtegun për liri.

N'Fushë t'Polacit t'pret takimi
Hamzë Jashari na e hap krahun
Jo or jo nuk vonon trimi,
Fal me sh'net Komandant Plakun.

Bir i luftës si s'u ndale,
Pararoja e prapavija
Kapton shtigje, kapton male
Hap muranat t'vijë liria.

Ref:
Hajde djalë, he ku na trete
Cila ditë t'mori me vete,
Shohim qiellin tej n'Golesh,
Ti je gjallë oh brenda nesh.

Hajde djalë, he ku na trete
Cila ditë t'mori me vete,
Shohim qiellin tej n'Golesh,
Ti je gjallë oh brenda nesh.
Je si rrezja në qershor
Atdheu t'dha gradën Dëshmor.




Ilir Shaqiri
Publikimi: 26/12/2020
Muzika: Ilir Shaqiri
Teksti: Adem Gashi
Produksioni: Korab Shaqiri


Ilir Shaqiri - Djali Burre Hysen Zogjani
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Djali Burre Hysen Zogjani".
3. Video është e këngës "Djali Burre Hysen Zogjani", por nuk këndohet nga Ilir Shaqiri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Ilir Shaqiri:


Komente 0