Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ilir Shaqiri - I Ndershëm Ish Im Atë Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

I urtë e i ndershëm ish im atë
të merrte gjak në vetull,
nga pasardhësit e tij të ngratë
kërkonte djersë e rregull.

Ai s’më la plëng e as çiflig,
por më rriti bir të mirë,
s’doja t’isha pasanik,
i madh kisha dëshirë!

Dhe nuk isha pa talent,
zemra m’rrihte për në shkollë,
doja vetes t’i hapë shteg,
të bëhem mendjehollë!

T’jetoj me nder,
të sotmen marr në dorë
dhe botës dua t’i flas qartë...
Të mbjell, të korr,
të mpreh kosor,
të ngrihem e t’punoj që me natë...
Dhe ja ky mësim i madh botëror...,
më mbeti nga im atë!

Ja kështu jetoj me halle shkoj,
do kënaqëm veç kur prehem.
Më mirë më bukur do t’pushoj
atje ku vëmë e s’kthehem...

Shpirti im nuk bën lëshime
derisa të mbahet gjallë,
nuk humbas në dëshpërime
dhe s’dua të vej vërdallë.

Shpresa rron dhe do ndriçojë
derisa rrjedh djersa lumë,
në mes jush gjersa jetoj
përpiqem t’bëj më shumë...!


Ky tekst u dërgua nga Besart





Ilir Shaqiri - I Ndershëm Ish Im Atë
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "I Ndershëm Ish Im Atë".
3. Video është e këngës "I Ndershëm Ish Im Atë", por nuk këndohet nga Ilir Shaqiri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Ilir Shaqiri:


Komente 0