TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Kongresi I Alfabetit
Lyrics

Natë e errët mesjetare,
nxin te shekujve të pushtimit
ndrydhte gjuhën tonë amtare
dritëqiririn e Naimit

Me fjalë zemre kem kënduar
ç’prej kur dielli ra këndej
në gurë stralli kemi shkruar
gjuhën tone, gjuhën shqipe që na vlon në dej.

Hej gdhendin ABC-në
e i thonë botës: tungjatjeta,
tash edhe shqiptarët
shkruajnë me shkronja t’veta!

Ato germa t’arta
si rreze bien në letër
Nga bjeshkët e larta
O Si shqipja s’ka tjetër.

Foshnja e njomë nuk fle te djepi
hedh një hapë drejt Pavarësisë,
nga kjo kështjellë – alfabeti
Driti Qiellin e Shqipërisë.

Për një komb të lashtë sa jeta,
fis me diellin – moshatar,
shkruan e flet me shkronja t’veta
Kombi i dritës, fitimtar

Hej gdhendin ABC-në
e i thonë botës: tungjatjeta,
tash edhe shqiptarët
shkruajnë me shkronja t’veta!

Ato germa t’arta
si rreze bien në letër
Nga bjeshkët e larta
Si shqipja s’ka tjetër.

Bijtë e ndritur themeltarë
per kuvend në Manastir
aty hidhet hapi i parë
që i thotë territ lamtumirë.
Lamtumire...

Hej gdhendin ABC-në
e i thonë botës: tungjatjeta,
tash edhe shqiptarët
shkruajnë me shkronja t’veta!

Ato germa t’arta
si rreze bien në letër
Nga bjeshkët e larta
O Si shqipja s’ka tjetër.

DËRGOI: