Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ilir Shaqiri - Lavdimadhi Me Kurorë (Rifat Mziu) Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Po nxijnë qielli erdh kohë tjetër,
Na ka mësy hasmi te pragu,
Le mënjanë shkollë e katedër
Shkollë është sot lufta dhe gjaku.

Profesor, po t’flet dyfeku
Gjithë kah rrokë vërrinit e fushës,
Njatë jehonë prej pesëdhjetë vjetësh
Na e sjell nip’i Shaban Polluzhës

Kudo shkel këmb’e armikut,
N’Bardh të Madh a n’Likoshan
N’Dukagjin, n’Grykë t’Llapushnikut
Rifat Mëziu o del n’mejdan.

Rifat Mëziu dëshmor lirie,
Gjithandej trollit arbëror
Rrafsh Kosov’e det Shqipërie
Lavdimadhi o me kurorë!

Kapton shtigje, gryka e male
N’vijë t’kufirit armët ngjeshur
Ej, kalorës një herë s’u ndale
T’pret Drenica me zjarr ndezur.

N’Gorozhup në Mal t’Pashtrikut
L’shon dhjetori mjegull’e ngricë,
Pabesisht gjithmonë armiku
Ka vënë gracka e ka zënë pritë.

Kudo shkel këmb’e armikut,
N’Bardh të Madh a n’Likoshan
N’Dukagjin, n’Grykë t’Llapushnikut
Rifat Mëziu o del n’mejdan.

Rifat Mëziu dëshmor lirie,
Gjithandej trollit arbëror
Rrafsh Kosov’e det Shqipërie
Lavdimadhi o me kurorë!

LAVDIMADHI O ME KURORË!




Ilir Shaqiri
Publikimi: 27/11/2021
Kushtuar Dëshmorit: Rifat Mziu


Ilir Shaqiri - Lavdimadhi Me Kurorë (Rifat Mziu)
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Lavdimadhi Me Kurorë (Rifat Mziu)".
3. Video është e këngës "Lavdimadhi Me Kurorë (Rifat Mziu)", por nuk këndohet nga Ilir Shaqiri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Ilir Shaqiri:


Komente 0