A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Natyrën

Zoti Me Do

Frymoj në një fije bari të përmbytur nga një rrëke shiu
Përkdhel flokët mëndafsh të artë të diellit
Puth buzëmjaltë kaltërsinë e virgjër të qiellit
Ledhatoj epshkallur gjinjtë lakmitar të hënës
Dashuri me thjerrëza nuk dua
Verbëria ime kërkon sy.


Jetoj duke pirë çdo ditë ngakap doza helmi
Djajtë modern më thithin gjakun e marrin frymën
Për një copë hise në emër të atdheut
Mua Zoti më do kështu si jam
Nuk jam Zhan D 'Ark, Bubulinë, Madonë, Çiçolinë
Imzot falmi mëkatet e një vdekatareje të përunjtur
Aurën tënde po ndjek gjeniu im.

- poezi nga Ilire Zajmi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  6







Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019