>
BIOSHQIP

Ilirët Rikthehen Në Bashkëpunim Me Mc Gimin

01-11-2013
Për ta pesha e muzikës së mirë ekziston ende. Prandaj si një ‘borxh’ për fansat, rok bendi ‘Ilirët’ kanë vendosur të mos pushojnë së krijuari këngë të reja. Kështu ka theksuar mes tjerash lideri i “Ilirëve” Shemsi Krasniqi-Shemi, ndërsa ka treguar se së shpejti do të vijnë me një këngë të re.

“E kemi përfunduar një këngë. Kjo këngë do të vijë në bashkëpunim me një djalë i cili më parë nuk ka qenë i pranishëm në skenë. Është Mc Gimi, një djalë shumë i talentuar. Ai është me nevoja të veçanta, por që është shumë i zoti në këngë. Kënga me të do të dalë me të vërtet një këngë shumë e bukur”.

Ideja për një bashkëpunim të këngëtarëve, siç ka treguar Shemi, ka qenë e Mc Gimit, ftesë këtë të cilën ‘Ilirët’ e kanë pranuar me dëshirën më të madhe. “Ideja ka qene e tij dhe mua me të vërtet më ka pëlqyer. Dhe pa asnjë hamendje kam dashur t’i ndihmojë dhe të punoj me të në realizimin e këtij projekti”.
(Nita Brisku)

Ilirët Rikthehen Në Bashkëpunim Me Mc Gimin