TEKSTESHQIP

Ilirët
O Jete E Zeze
Lyrics

Kur djelli perëndon, unë nuk e shoh,
Bariu kur këndon, un’ nuk e dëgjoj,
I mbyllur në qeli, rob i djallit t’zi,
Shtat’ dit’ e shtat’ net’, buk’ pa ngrën’ e uj’ pa pi,
O jet’ e zez’, qëndro-qëndro,
Oj zemër-zez’, dot mos u dorzo,
O jet’ e zez’, qëndro-qëndro,
Oj zemër-zez’, dot mos u dorzo.

Kur ujqit ulurojn’, nan’ mos u shqetso,
Kur klithmat i dëgjon, për mua mos vajto,
Djalli më ka zën’, dhe nuk më lëshon,
Në pranga më ka lidh’, trunin ma shqelmon,
O jet’ e zez’, qëndro-qëndro,
Oj zemër-zez’, dot mos u dorzo,
O jet’ e zez’, qëndro-qëndro,
Oj zemër-zez’, dot mos u dorzo.

O jet’ e zez’, qëndro-qëndro,
Oj zemër-zez’, dot mos u dorzo,
O jet’ e zez’, qëndro-qëndro,
Oj zemër-zez’, dot mos u dorzo.

DËRGOI: