Nën Dheun E Zi

Pusho i qet nën dheun e zi
pa fund një jetë ka fillu për ty
nuk ka më lotë e as buzëqeshje
për trupin tënd nuk ka më veshje.

Rri në heshtje tuj mendue
kam shumë mall,por,smuj met ëndrue
m'dridhen durt si kur t'qita dhe
n'mesnat bërtas me za po ti ku je?!

Dhimbjen se njeh asgjë më nuk ndjen
tash hapi syt kah dera po ti spo vjen
asgjë nuk the asnjë amanet nuk më le
ta shkrujta emrin mbi një gurë ta lash mbi kokë e mbi dhe...

Një fotografi në duar që po lahet n'lotë
nuk është njësoj si dje sepse ti nuk je sot
pa ty n'përqafim e mbi këtë tokë si dot kalon ky mot
e tash pom dridhet i gjithë trupi met harru nuk munda dot...

- poezi nga Imarton Osmani


- Poezia u dërgua nga Imarton Osmani -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  8



Më shumë nga Imarton Osmani