>
BIOSHQIP

Imer Raçi: “Dëshirat E Mija Për Vitin 2016”

20-12-2015
Viti 2015 për autorin Imer Raçi lirisht mund të cilësohet si i suksesshëm. Disa nga sukseset qe autori ndan me lexuesit e GazetesOra janë mirënjohjet e shumta qe ka arritur ti fitoj më mund. Imer Raçi për gazeta ora shprehet: Gjatë këtij viti mora pjesë me poezinë “Për ty Kosovë ndjej mallë” në festivalin “Malli Poetik I Kosovës” ku u shpërbleva dhe me një mirënjohje dhe po ashtu e njejta poezi u realizua me një video e cila është gjirua gjatë po të njejtit festival. Por, ajo më kryesorja që unë arrita gjatë vitit 2015 të cilin e quaj dhe kulmi i këtij viti është botimi i librit tim të dytë “Pikë Tragjike” i cili u promovua me 2 Nëntor të këtij viti. Plani im është të vazhdoj të punoj e pse jo të arrij të botoj libër apo libra në të cilat kam punuar ndër vite. Dëshirat e mija për vitin 2016 janë: shëndet, dashuri dhe më shumë punë.
(gazetaora)