>
LETERSISHQIP

Zhgënjimi

A është e mundur,
të zhgënjenë miqët e tu,
për të cilët je në gjendje
të falësh edhe gjysmën e shpirtit,
vetëm që të jesh
një miqësi e fortë dhe e bashkuar.
Asnjëherë nuk e pyeta vetën deri më sot:
A mund të ndodhë një gjë e tillë?
Për mua është e pabesueshme.
A kanë arsye apo e bëjnë nga pavetëdija?
Apo, e bëjnë që të ndjehesh dhe dukesh keq
para një opinioni të gjerë.
I zhgenjyer,
i fyer,
por, jo i thyer.
Ngritem në këmbë,
edhe nëse këmbët i kam të thyera,
ju tregoj:
jam i pathyer,
dhe nuk do ju theja,
edhe për të gjitha paratë e botës.
Ju fal,
kam zemër të madhe,
më zhgënjyet,
më fyet,
por përsëri ngritem në këmbë,
ju tregoj:
JAM I PATHYER.
Më zhgënjyet,
më ofenduat,
por,
nuk mund të më ulni,
sepse jam i lartë,
kam Nur te ndritur në ballin tim.
Ju falenderoj,
që më zhgënjyet,
jam zhgënjyer,
por, i ngritur edhe më lartë,
falë jush,
MIQ TË MI DERI NË PAFUNDËSI TË BOTES.