Këmbëzbathur,
eci rrugëve të qytetit tim,
qytetit tim me drita të ndezura,
qytetit tim me drita të fikura.
Qytetit tim të bukur,
Dimri ia dha një pamje të bukur,
rrugët u mbuluan me borë,
unë eci këmbëzbathur,
në një maratonë të pandalur.
Mos më shikoni,
ashtu me shtremërim,
nuk kam strehim,
ky është edhe qyteti im.
Duart e mia të akullta,
i tëri jam ngrirë,
dhëmbët më kërcasin,
sytë më janë shterrë nga vaji,
loti më është ngri,
nuk kam ku të ngrohem,
nuk kam shtëpi.
E di,
Mendoni se mua,
pamja e qytetit po zbehet,
A jam fajtor,
që jam skamnor.
Unë jam nga ky qytet,
këtu kam lerë,
jam njeri me nderë,
nuk jam pa vlerë.
Këmbëzbathur,
Pa xhaketë,
Eci rrugëve,
si njeri i shkretë,
E dua qytetin tim,
me drita , pa drita;
në pasuri, e në varfëri,
edhe unë jam qytetar i Kosovës,
I skamur e pa shtëpi.