>
LETERSISHQIP

Trofeu Im

Dua të arrij,
tek trofeu im,
atë dua ta fitoj,
andaj ju lutem,
askush të mos më pengoj.
Mos ma vështirsoni rrugën,
unë atje do të arrij,
edhe po t'i kem njëqind ndalesa,
ato do t'i rrënoj,
gjërat e juaja nuk i kërkoj,
trofeun tim dua ta fitoj.
Mos u mundoni,
E dini që kot po mundoni,
unë atje do arrij,
do t'i këpus edhe po t'i mi vnoni
njëqind zingjirë.
Unë asgjë nga ju nuk kërkoj,
askush nga ju të mos më pengoj,
që trofeun tim ta fitoj.