>
LETERSISHQIP

Pa Adresë

I humbur,
I pagjetur,
I tretur,
I padresuar,
I ditur.

I humbur,
e di rrugën,
por, ia ndryshuat kahjen.

I pagjetu,
më kërkojnë,
por, po mi fshini gjurmët.

I tretur,
nuk po heci kot,
por, rrugët po më tretin.

I paadresuar,
kam adresë,
por ia fshinë emërimin.

I ditur,
këtë nuk mund ta ndërroni,
sepse këtë zotësi,
ju nuk e posedoni.