>
LETERSISHQIP

Nuk Dua

Nuk dua të zhvishem nga lëgura e trupit,
Nuk dua ta zhveshi çeltërsinë e fytyrës,
Nuk dua të zhvishem nga morali,
Nuk dua të zhvishem nga emocionet,
Nuk dua të zhvishem nga ndjenjat,
Nuk dua të zhvishem nga krenaria,
Nuk dua të zhvishem nga respekti,
Nuk dua të zhvishem nga toleranca,
Nuk dua të zhvishem nga dashuria,
Nuk dua të zhvishem nga besnikëria,
Mos kërkoni gjëra të tilla nga unë.

Nuk dua të vishem me tradhëti,
Nuk dua të vishem me turp,
Nuk dua të vishem me hakmarrje,
Nuk dua të vishem me imoralitet,
Nuk dua të vishem me shkeljen e mendimit të të tjerëve,
Mos kërkoni gjëra të tilla nga unë.
Nuk dua gjëra të tilla,
edhe po të arrija që jeta ime të bëhet e artë.