>
LETERSISHQIP

Mos Kam Vdekur?

Po jetoj në errësirë,
madje,
edhe dita është e errët.
Nuk dua të jetoj në errësirë.
Mos ia mbuloni ditës dritën?
A është errësirë jeta?
A është?
Mos kam vdekur?
Pse drita po mungon?
Më jepni një shenjë,
dua të di a jam i gjallë?
Pse jetën po na e bëni ceremonial murtor?
Sa keq,
po të mundeni,
edhe rrezet e diellit i pushtoni.
A jeni njerëz?
Po, po jeni,
por,
njerëzia po ju mungon.
Sa keq,
po të mundeni,
natës i marrni yjet,
nuk ju intereson bukuria e qiellit.
A jeni njerëz?
Po, po jeni,
por,
njerëzia po ju mungon.