>
LETERSISHQIP

Jemi Lindur

Jemi lindur të jemi të lirë,
të bëhemi luftëtarë të lirisë,
ta mbrojmë lirinë tonë.
Jemi lindur të jemi të lumtur,
të bëhemi luftëtarë të lumturinë,
ta mbrojmë lumturinë tonë.
Jemi lindur të jemi me fat,
të bëhemi luftëtarë të fatit,
ta mbrojmë fatin tonë.
Jemi lindur të kemi ide,
të bëhemi idealist,
ta paraqesim idenë tonë.
Jemi lindur të lotojmë,
Por,
vetëm për njerëzit,
që e meritojnë.