Tema: Poezi Për 17 Shkurtin
Simbolet E 17 Shkurtit
Një,
një gjuhë,
një komb,
Një Iliri me një flamur.
Shtatë
Shtatë antë e botës,
le ta dinë,
të gjitha trojet shqiptare jemi Iliri.
Dy,
Muaji i dytë,
Kapitulli i dytë,
i pavarësisë së shtetit të dytë shqiptar.
Shkurt,
muaj i shkurtë,
me histori të gjatë,
me histori shekullore.
Të gjitha,
Të gjitha trojet shqiptare,
Të gjithë shqiptarët,
Të bashkohemi ose sot ose kurrë,
Të bëhemi ashtu siç ishim,
Iliri me një flamur.
- Poezi nga Imer Raçi
- U dërgua nga Imi123 -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}