Tema: Poezi Për Trishtim
Dachau
Vizitova një vend të ftohtë,
Jo të ftohtë nga bora,
madje as nga dimri,
ftohtesinë ia kishte dhënë dora e njeriut.
Sa ftohtë,
gjithçka rreth meje,
madje më rrënqethet trupi,
edhe po te shkrihej trupi im nga dielli,
nuk do e largonte të ftohtit nga trupi im.
Po ndjehem i ftohtë,
po ndjehem i ngrirë,
dora e njeriut e bëri,
e bëri vend të ftohtë,
vend i cili ngrin zemrat e njerëzve.
- Poezi nga Imer Raçi
- U dërgua nga Imi123 -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Imer Raçi
Komente 0