>
LETERSISHQIP

Bashkëshortësi E Huaj

U njoftuam,
nuk jemi njohur më parë.
Koha më tregoj se,
nuk jemi të njejtë,
mendimet na ndryshojnë,
zemrat nuk na rrahin kur jemi së bashku,
truri nuk i përcepton dot mendimet e njëri tjetrit,
mos vallë ne duhet te jemi:
unë burrë i huaj,
e ti grua e huaj.
E kuptova,
fati na takoj gabimisht,
ti dhe unë,
më mirë larg njëri tjetrit.