>
LETERSISHQIP

Fati Po Buzëqeshë

Po buzëqesh gjithëçka afër meje,
Madje,
dielli po ngroh vetëm për mua,
Yjet po i vargoj,
sa bukur,
fati edhe këtë ma lejoj,
ylberin e bëra rrugë përrallore,
lulet i bëra rob arome,
ujërat po rrjedhin vetëm për mua,
prandaj jetën time shumë e dua.
Fushat po gjelbërojnë,
ashtu si po i dëshiron syri im,
Drunjët e malit po rriten,
ashtu si po i dëshiron ajri im,
cicërimat e zogjëve,
po depërtojnë,
thellë në shpirtin tim.
Fati po më buzëqeshë,
madje me sharmin më të bukur.
Nuk është përrallë,
është realitet,
fati po buzeqshka,
ashtu si po e orientoj vetë.