>
LETERSISHQIP

Papagall Njeri

Memorja të është dobësuar,
gjërat e këshilluara,
i ke harruar.

Papagall njeri,
mos i ngrit sytë lart,
nuk je duke menduar,
je duke imituar.

Ndal,
bënu vetja,
ecë për tokë,
ecë me shokë.

Papagall njeri,
në kafazin e dikujt je ti,
nuk flet,
ashtu siç mendon ti.