>
LETERSISHQIP

Inaugurim

Inaugurim,
i rrugës së prishur;
Inaugurim,
i dritave të errëta;
Inaugurim,
i lumenjëve pa shtrat,
e i shtretëve pa ujë;
Inaugurim,
i qytetit pa plan;
Inaugurim,
i parkut pa lule;
Inaugurim,
pa simbole për fotografi;
Inaugurim,
a jam në Prishtinë apo ku?
Nuk jam ka e di.