Tema: Poezi Për Trishtim
Interesi I Madhështuar
Jetojmë nën klithmat e interesit,
cilësojmë si melodi të orkestruara.
Interes
Rol e mbi rol
filëm me aktor,
familje me anëtarë,
rreth me miqësi e shoqëri...
Interes
sa shumë që të urrejmë oralisht
sa shumë që të duam materialisht
Interes
Pa ty a bën?
Botë e krijuar mbi norma interesi,
Luftra të organizuara me qëllim interesi,
besim me interes.
Sa gjigant që je zhvilluar...
- poezi nga Imer Raçi
- U dërgua nga Imi123 -
Komente mbi këtë krijim
{{uname}}