>
LETERSISHQIP

Letra Që Nuk Do Vij Tek Ty Nënë

Po e shkruaj me shumë ndjenjë por nuk kam fjalë ashtu siç e meriton ti nënë.
U rrita nën këshillat e tua edhe pse jo çdo herë ju përmbaja. Shpeshherë kêshillat tuaja I merrja jo për bazë kur ndëgjoja këshilla të tjera nga të tjerët jo pse ishin më të mira por se ishin të përshtatshme për momentin. Sot me mungesën tënde kam vërejtur se ato që më mësove I përkasin vitalizimit të jetës e ato momentalet jetën e bëjnë të vyshkur.
E din sa më kushton mungesa jote? Sot marr këshilla të shumta por nuk takohen në pikên e duhur.
Më mungon ledhatimi I kokës kur zgjohem nga gjumi të cilin të them ishte I artë dhe më I ëmbël se mjalta e nënvlersoj ledhatimin tënd nënë.
Por, edhe të mos më ledhatoje kokën për shkak shtangis së forcës do të doja të shoh aty afër duke frymuar.
Mendoja se çdo gjë do e bëj për ty ashtu si dhe ti për mua. Më vjen turp të e them por të kam gënjyer nënë. Kur me duart e mija të lëshova në varr u shtanga dhe pash ligësinë time sepse u ktheva në shtëpi dhe asgjë nuk munda të bëj për ty. Pyes vetën: Nëse do të ndaja përgjysmë çdo gjë me ty ashtu siç të lusja me gjysmë molle, atëherë pse nuk e ruajta besnikërinë dhe të e ndanim së bashku dhe varrin!?
Besnikëria ime aty u thye sepse nuk e mbajta fjalën që të thash se: ku do jem unë do jesh dhe ti dhe ku do jesh ti do jem dhe unë?
Nënë kur më thoje se jeta është e padrejtë nuk e kuptoja, derisa pash se ajo nga duart të merrë çdo gjë dhe të len shenjat (rrudhat).
Nënë, të të them më fal nuk më ndëgjon, të të them të dua përsëri nuk më ndëgjon andaj vendosa ta shkruaj këtë letër për ty dhe pse ti nuk jeton. Ndoshta do të arrij tek ty dhe pse është pa adresë.
Me shumë dashuri, Imeri