>
LETERSISHQIP

Me Dimër E Pa Borë

Sivjet po duket sikur s'ka dimër,
Ama unë po du me kanë ftohtë e me ra borë.
Po e du dimrin dimër e verën verë,
Po e du dimrin që derën e sakakut' nga bora, mezi me e çel.

Po du kur narth' me pas një oxhak me zjarr,
Po du asi dimri të fortë e me plot borë
Ama, dimër ku s'ka varfëri, e lypsar që e shtrijnë at' dorë,
Po e du një dimër të bardhë e me plot borë.