>
LETERSISHQIP

Pranverë Më Ndryshe

Pranverë!?
Pse fëmijët duhet të qëndrojnë të ngujuar'
A e sheh?
Ata shikojnë derën dhe si duket pyesin:
Pse s'dalim për të vrapuar!?

Pyesin e pyesin:
A do të vijnë dallëndyshet fluturim?
E ne të i ndjekim ashtu si dikur, s'i don shpirti im!
A do çel behar'?
A do të dalim të ecim si më par'?
Dielli a ngroh ashtu bukur si çdo pranverë?
Të vrapojmë nën rreze të tij
Lulerradhiqe (Pipilia) për të mbledhë.

Qëndrojmë ngujuar
Shtëpisë time të bukur emrin ia kanë ndërruar,
Disi po i thojnë Karantinë,
Këtë emër nuk e don shpirti im.