>
LETERSISHQIP

Një Minut Heshtje, Vendi Im

Një minut heshtje, vendi im!
Hesht edhe më shumë.
Hesht edhe për lotët që rrjedhin si lum
Hesht vendi im.

Një minut heshtje, vendi im,
Për dëshmorë e martirë që të deshtën më shumë se Unë, Ti, Ai e Ajo.
Hesht edhe për partitë më radhë
Hesht edhe për ata që dolën të parë

Hesht vendi im
Më mirë hesht