Zeroja më mbante brenda rrethit të saj
Më ngrohte, me përqafonte...
Zeroja...
Zeroja më zgjonte nga gjumi:
Më thoshte ngrihu atje ku s’ka më
Më shtynte te ëndërroja gjithçka me zero
Madje si e bukur që është, vetën e shumëfishonte pas çdo numri.
Pra, tek ty, zero nuk ndjej frikë,
Tek ty gjej fillimin e çdo gjëje,
Ti më dhe ëndrrat e bukura
E më ngrohe brenda rrethit tënd,
Ani pse unë nuk doja të jem pran teje.