>
LETERSISHQIP

Pa Borë E Dhjetor

Unë e dua një babalec,
Jani e kërkon një dordolec.

Bora e bardhë po mungon
Dordolec, Jani don.

Imagjinonim diçka t'bardhë,
Për Janin tonë, lazdranin djalë.

Me pak pambuk, dordolecin e mbaruam,
Jani ia vendoste pullat i gëzuar.