>
BIOSHQIP

Imri Murati: Rikthimi Im Me Projektin “Sharmante”

02-07-2016
U lind në Zvicër në vitin 1989 dhe është një nga këngëtarët më të talentuar në gjitha zhanret muzikore. Ai filloj me muzikë në moshë të re me koncerte të organizuara në shkollë e programe festive, puna e muzikës sic po shihet e rrit atë cdo ditë e më shumë. Së fundi ka sjellë projektin më të ri të titulluar "Sharmante". TeksteShqip: Sa kohë u bë që meresh me muzikë? Imri Murati: Që prej moshës së vogël. TeksteShqip: Dhe si shkon kariera e sa i kënaqur je? Imri Murati: Për çdo dit më mirë, deri në këtë moment jam shumë i kënaqur falë Zotit. TeksteShqip: Mendon se është vështirë të realizohet karierë kur je larg vendlindjes? Imri Murati: Besoj që luan rol vendlindja se në Zvicër jemi më shumë të angazhuar por këtu tek kariera luan pak rol dhe fati. TeksteShqip: Kush është Imri Murati për ata që nuk e njohin? Imri Murati: Djalë bujar dhe fisnik, kam qejf të gjithëve të ju ndihmoj dhe të bëj mirë. TeksteShqip: Ke lançuar projektin e fundit "Sharmante", kush janë bashkëpunëtorët? Imri Murati: Procudent Arif Ibishi, muzika Virusi dhe teksti Ejup Shabani. TeksteShqip: Sa i kënaqur je me realizimin e këtij projekti? Imri Murati: Kjo këngë është një ndër më të priturat nga gjithë ato që kam bërë deri tash, jam i kënaqur kur punoj me njerëz profesionistë. TeksteShqip: Vera e nxehtë besojmë do jetë plot angazhim për ju, cila është agjenda. Cfarë presim pas këtij projekti, cilat janë planet? Imri Murati: Muzika nuk ka fund e unë eci me kohën, cka kërkohet duhet të ofroj, nuk do të ndalem sepse publikut do i ofroj gjithnjë risi dhe kënaqësi, shumë herë më kanë pyet të bëj ndonjë duet por do të shohim cka do të sjell ky vit.
(Blerand Rexhepi / TeksteSHQIP)

Imri Murati: Rikthimi Im Me Projektin “Sharmante”