>
BIOSHQIP
Biografia
Me vetiniciativën e tij, në vitin 2001 themeloi Radiostacionin Regjional “Zëri i Arbërit”, medium ky tjejet i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Oslo e rrethinë. Është kryeredaktor i kësaj radioje, si dhe arsimtar i Shkollës Shqipe në Oslo, që nga viti 2000. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe ka botuar këto vepra: “Buzëqeshja e tretur”, “Plagë në zemër”, „Shtegtimi i shqipeve”, “Prapa grilave”, “Kosova ime e madhe”, “Andej është Kosova”, „Rruga e hidhur”, “Dhembje e lot”, “Në Kampin Bjonerbek”, “Aromë manushaqeje”, “Mall i (pa)shuar, “Me zërat e Zërit të Arbërit”. Është prezenca e tij e dytë në spektrin e antologjive bilinguale, shqip/rumanisht, ësaj here me poezitë në gjuhën rumune Për ty jam Konstantini, Dëgjomë, Vuajtja, Besona, Të falënderoj, Ah sikur, Liman pritjeje. Në gjuhën shqipe vjen me poezitë Paradoks, Prishtina sa afër, sa larg, Pa trokitur, Në dyqanin e luleve, etj., si dhe me Vargjet e mia, nga e cila po citojmë: „E shkruara/ Shprehje pavarësie/ Akt që maturon/ Nevojën për të folur në shurdhëri/ Për t`u ndjerë gjallë/ Ku lagësia të fruston.// Një varg sot/ Një varg nesër/ Si mbi një kala dasme të bardhë/ Ëndërrat e mia ngarkoj/ Te çdo Njeri/ Perënditë e së Mirës/ Të zgjoj.// Një varg sot/ Një varg nesër/ T`ua lëmë peng atyre që vijnë/ Të thonë ata për ne/ Atë që ne s`e thamë.“