>
BIOSHQIP

Ingrit Gjoni, Kënga Me Ritme Orientale “Inshallah”

22-04-2013
Ingrit Gjoni pritet te lancoje shume shpejt, videoklipin e saj me te ri, duke shenuar keshtu nje rikthim te sajin pas lindjes se djalit, ndonese ajo nuk i ka nderprere kurre koncertet. Kenga me ritme orientale, nen titullin “Inshallah”, pritet ta ktheje kengetaren e dashur te skenave shume fuqishem ne tregun muzikor.



Disa nga skenat e videoklipit jane realizuar ne Durres, atje ku Ingriti kalon nje pjese te mire te veres me familjen e saj dhe protagonist kryesor ne te eshte i biri, Paridi. Fotot qe sjellim sot jane ekskluzive dhe e sjellin kengetaren me nje pamje tjeter. Videoklipi eshte xhiruar nga “Max Production” dhe shume shpejt pritet te shfaqet ne kanalin muzikor “BBF”.

Ingriti doli ne koncerte pak jave pas lindjes dhe ajo qe ra ne sy ishte forma shume e mire fizike. Tani qe flasim ka arritur peshen ideale dhe sic shihet qarte ne setin qe kemi realizuar, linjat e saj jane gati te pikturuara. Po per kete kengetares nuk i eshte dashur shume pune.



Nje regjim i kontrolluar ushqimor, disa ore vrap nga Liqeni dhe xhirot e perditshme me Paridin kane mjaftuar per te arritur ne kete fizik qe eshte sot… Kengetarja, ndryshe nga koleget e saj femra, deklaroi ne media se ka bere nje nderhyrje ne gjoks, per ta zmadhuar ate me nje numer, dhe ne kete klip, vec shume skenave interesante, do te shihni edhe gjoksin e ri te Ingritit.
(Bluetooth)