Lind Nina, Vajza E Inva Mules
01-05-2012
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula sot në orën 10.29 minuta solli në jetë vajzën e saj, në klinikën e njohur pariziane Rue Nicolo.
Bashkëshorti i sopranës, Hetem Ramadani, i cili kishte kohë që e priste me emocion këtë lindje mësohet se i ka qëndruar pranë Invës, në këtë moment të vecantë të jetës së tyre.
Në një atmosferë të lumtur miqtë e shumtë që e rrethonin mësuan emrin e vajzës, Nina Mula Ramadani, në kujtim të nënës së saj, Nina Mula. Ishte një lindje me fat të mbarë, siç u shpreh dhe doktoresha e kësaj klinike, ku ka lindur kohë më parë dhe vajza e çiftit Sarkozy.
Duke dalë nga salla, miqtë francezë e shqiptarë e shoqëruan kalimin e Invës me një këngë të improvizuar, "Elle est neé la petite Nina" (Lindi Nina e vogël).

(BalkanWeb)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 1