>
BIOSHQIP

Inva Mula I Kthehet Skenes Pas Lindjes

22-06-2012
Sopranoja ne rolin e Mimise ne Festivalin e Oranges

Vetem 2 muaj pas lindjes se Nines, sopranoja do ngjitet ne skene para 6 mije spektatoreve.

Vetem dy muaj pasi eshte bere nene per here te dyte, sopranoja Inva Mula i kthehet serish skenes operistike. Ndonese do te kishte dashur te rrinte me shume prane Nines se vogel, sopranoja eshte e ndergjegjshme se skena nuk t'i fal mungesat e gjata, aq me teper qe pergjate kesaj periudhe asaj i eshte dashur te anuloje disa projekte, sic eshte ai i "Pagliacit" ne Operen e Parisit, e cila u shfaq pergjate muajve prill e maj. Sopranoja shqiptare do te kthehet ne skene me rolin e Mimise, ne operen e "La Boheme" te Giacomo Puccinit ne Les Chorégies d'Orange. Do te jete pikerisht amfiteatri antik roman ne Orange, i cili do te mireprese sopranon shqiptare e, bashke me te, edhe emra te tjere te medhenj te operistikes boterore, qe do te interpretojne ne kete skene prej 6 mije spektatoresh, pergjate nje muaji. Sipas te perditshmes franceze "Le Figaro", "sa u perket solisteve, eshte e veshtire te enderrosh me te mire: Roberto Alagna, Patrizia Ciofi, Diana Damrau, Inva Mula, Vittorio Grigolo…".

La Boheme
Nga data 7-31 korrik ne amfiteatrin gjigant do te ngjiten dy opera te Puccinit, "La Bohème" dhe "Turandot", si dhe dy koncerte "Requiem" te Mozartit dhe nje mbremje lirike. "La Bohème" do te interpretohet nga Orkestra Filarmonike e Radio Frances, nen drejtimin e Myung Whun Chung, dhe "Turandot" nga Orkestra Kombetare e Frances, nen drejtimin e Michel Plasson. Cka do te thote se do te jene mbremje yjesh. Siparin e festivalit do e ngreje pikerisht opera me kater akte "La Boheme", me protagoniste sopranon shqiptare Inva Mula. Per sopranon nuk eshte hera e pare qe shkel ne teatrin e Oranges. Tre vjet me pare ka kenduar pikerisht rolin e Nedes tek "Pagliacci". "La Boheme" eshte nje nga veprat me te bukura te kompozitorit italian e, sic ndodh rendom ne operat lirike, ka nje fund tragjik per protagonisten, Mimine e brishte, nderkohe qe per Inva Mulen duket se gjithcka po shkon mbare, aq me shume pas lindjes se te bijes. Pas shfaqjes ne Orange ne 7 dhe 10 korrik, Mula do te vijoje me kalendarin e saj, tashme te percaktuar edhe per vitin ne vijim. Deri ne majin e vitit qe vjen, parashikohet qe ajo te ngjitet ne skenat e Dubrovnikut, Bolonjes, Marsejes, Monte Karlos e Bilbaos. Ne kete te fundit ajo do te kendoje serish rolin e Mimise.

Nene per here te dyte
Sopranoja Inva Mula u be nene per here te dyte ne daten 30 prill. Ishte ora 10:30, kur ne nje nga klinikat me te njohura ne Paris, Clinique de la Muette ne Rue Nicolo, lindi vajza e sopranos, e cila erdhi ne jete nga lidhja e Inves me biznesmenin Et'hem Ramadani. Ky i fundit ka respektuar deshiren e Inves per ta pagezuar vajzen me emrin e nenes se saj, Nina, e cila u nda nga jeta jo shume kohe me pare, pas nje semundjeje te rende. Te dy e kane konsideruar ardhjen ne jete te vajzes se tyre si nje bekim, duke qene qe Inva tashme eshte 49 vjec (ditelindja 1963). Nina lindi me nje diference prej 17 vjetesh nga Anthony, djali i sopranos, lindur nga nje martese 22-vjecare me kantautorin Pirro Cako. Ishte Inva Mula qe beri kerkesen per divorc ne Gjykaten e Tiranes, ne mars te vitit 2009. Ndonese ne fillim e mohoi, ajo nuk mund ta mbante me te fshehur lidhjen e saj me biznesmenin kosovar, me te cilin ishin njohur gjate ceremonise martesore te vajzes se Vera Grabockes e Timo Fllokos. Ata filluan te dilnin se bashku publikisht dhe ne fund te vitit te shkuar u mesua lajmi i shtatzenise se Inves. /alma mile/panorama/

Festivali

Teatri antik i Oranges
"Les Chorégies d'Orange" eshte sot festivali me i hershem francez, i cili daton qysh prej vitit 1869. Qe ne emer (choreos-kor) ai ruan traditen antike greko-latine. Eshte nje teater i ruajtur ne menyre te mrekullueshme, me nje kapacitet prej 8600 vendesh. Eshte nje nga monumentet me te bukura te periudhes romane ne France dhe eshte e vetmja ndertese e ketij lloji qe ka ruajtur muret akustike. Skena ka nje gjatesi prej 65 metrash, e shfrytezueshme ne 47 metra. Pas renies se Perandorise Romake, teatri u braktis si vend spektakli. Vetem ne fund te shek. XIX nisen restaurimet ne monument. "Les Chorégies d'Orange", i cili i eshte kushtuar muzikes lirike, qendron ne krye te te gjtha festivaleve franceze dhe tashme gezon nje reputacion nderkombetar. Premiera e pare eshte zhvilluar ne vitin 1869 me nje opera te Megul, "Joseph". Synimi i teatrit antik ishte asokohe te promovonte autoret dramatike franceze te epokes, duke u kthyer ne rrenjet e tragjedive te medha greko-romake. Karakterin lirik teatri do ta merrte ne vitin 1971 me krijimin e "Nouvelles Chorégies", qe asokohe pati shume sukses. Ne ate skene jane ngjitur emrat me te medhenj te operistikes boterore, qe kane konfirmuar vit pas viti qe ajo eshte nje skene ideale dhe me nje prestigj nderkombetar.
(vipat)

Inva Mula I Kthehet Skenes Pas Lindjes