>
BIOSHQIP

Inva Mula, Festë Luksoze Për Ditëlindjen E Vajzës

04-05-2013
Nje superfeste madheshtore ka organizuar cifti Inva Mula e Hetem Ramadani per 1-vjetorin e lindjes se vajzes se tyre Nina, emer qe e mori nga nena e Inves, po ashtu artiste. Miqte e ciftit kane preferuar qe kete pervjetor te pare te ardhjes ne jete te vajzes se tyre ta festojne ne Shqiperi, pikerisht ne bregdetin e Durresit, ne hotel “Bleart”. Kane qene rreth 300 te ftuar ne darken qe nisi pasditen e se henes dhe qe ka vazhduar deri ne mesditen e dites tjeter. Cifti i njohur ka menduar ta organizoje kete pritje si rrallehere, duke u rezervuar te gjithe te ftuarve dhoma ne hotelin ku u vendos te organizohej ceremonia, qe te kishin mundesi te flinin naten e festes dhe te zgjoheshin po aty per te shkembyer te tjera urime nen rrezet e diellit dhe prane detit diten tjeter.



Te pranishmit e kane konsideruar si nje feste mondane te kuruar nga Armand Peza, qe u ka kushtuar miliona dy prinderve te Nines se vogel, duke pasur parasysh faktin qe vetem fishekzjarret qe hapen darken, thuhet se kane kushtuar 20 mije euro, per t’i shtuar kesaj shume parash darken speciale, shampanjen dhe vererat nder me te shtrenjtat, dhomat e hotelit per te ftuarit, banda e artisteve qe debutuan “live”, si dhe lulet e fresketa me shumice, qe i kishin shnderruar tryezat dhe ambientin e darkes si nje kopsht perrallor. Nder miqte VIP te pranishem ishin: Adem Demaci, Zana Turku, Zana Cela, Vera Grabocka e Timo Flloko, Rudina Magjistari e i dashuri i saj, Xhavit Bajrami, Enada e Gerd Vaso, Olen Cesari, Joni Peci, qe eshte stilisti personal i Inva Mules ne te gjitha daljet e saj publike ne koncerte e sete fotografish etj. Te ftuarit kishin ardhur me dhurata shume speciale per vogelushen Nina, ndersa vete Inva u shperndau miqve nga nje karion, nje objekt loder me muzike krijuar enkas per vajzen. Festa u hap me 10 minuta fishekzjarre ne qiell dhe, me pas, Timo Flloko recitoi dhuraten e tij per Ninen, nje poezi dedikuar asaj qe e kishte sjelle te kornizuar.

Ne sfond u luajt muzike “live” nga grupi i artisteve te “Top Channel”, ndersa Olen Cesari luajti ne violine ekskluzivisht per kete nate. Sopranoja e njohur, Inva Mula, e kishte lene surprizen e saj per ne fund, duke kenduar “Shume urime per ty! Festa vijoi deri ne oret e para te mengjesit te se martes, ku prerja e tortes u shoqerua me hapjen e shampanjes, fishekzjarreve dhe brohoritjeve te Inves, Hetemit dhe te pranishmeve ne feste. Kjo mund te konsiderohet nje nga festat qe ka kushtuar me shume per nje femije dhe qe organizohet ne Shqiperi. Sopranoja Inva dhe biznesmeni kosovar, Hetem Ramadani, sollen ne jete vajzen e tyre pas zhurmes se madhe qe krijoi ne publik lidhja e tyre para dy vitesh. Ata u perpoqen ta mbanin te fshehte per nje periudhe kohe lidhjen e tyre, derisa vendosen te shfaqen publikisht ne disa projekte qe Ethemi organizoi ne Shqiperi. Nina erdhi ne jete ne Paris, ne nje nga klinikat me te famshme te Frances, “Clinique de la Muette”, ne rrugen “Nicolo”.
(shqiptarja)

Inva Mula, Festë Luksoze Për Ditëlindjen E Vajzës