Më mbaj mend (për 1 muaj)

Inva Mula - Per Memedhene Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  16

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
Vraponi burra se s'ka me prit!
Të vdesim sot me besa bes'n
Pranë flamurit të kuq q'u ngrit !
Pranë flamurit, pranë flamurit !
Me shpatun çveshur shqipëtarisht
Për dhen' e Babës edhe të Burrit'
Kemi me vdekur sot burrërisht.
Tym edhe flakë, ujë të valë
Baba Tomorri nxierr e buçet,
Të gjithë trimat atje me dalë
Se dita erdhi, koha më s'pret !
E Drini plaku me oshëtima
Mbi Shqiprërinë valët po derdh',
Toskë edhe Gegë si vetëtima
Armikut bini se dita erdh.
Eja burra malit përpjetë
Duke betuar vdekj' a liri,
Se s'ka më ëmbël në këtë jetë
Kur vdes Shqiptari për Shqipëri !
Shpatat gatitni e të përzëjmë
Armikun e egër nga mëmëdheu,
Se afroi dita që t'i dëftejmë,
Që kemi lerë nga Skënderbeu.
Vdekje vëllezër ne të kërkojmë
Se sa në jetë në robëri.
Më mirë një ditë neve të rrojmë
Po zgjedhjen shkundur e në liri.
Poshtë robëria ! Poshtë errësira
Që po përdorin armikët sot !
Njëri me kisha, tjatri xhamira
Jemi vëllezër, s'na ndajnë dot !



Publikimi: 01/12/2012


Më Shumë Këngë Nga Inva Mula:


Komente 0


Inva Mula - Per Memedhene
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Per Memedhene".
3. Video është e këngës "Per Memedhene", por nuk këndohet nga Inva Mula.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.