TEKSTESHQIP

Irini Pahumi
Mësueses Sime
Lyrics

Një sekret që ma ka zemra
ma tradhëtoi ma nxori kënga
pse kaq fort këtë mëngjes po troket

Më ngacmojnë qindra mendime
sot për festë mësueses time
çfarë dhurate ti dhuroj

O krijesë qiellore
dashuri përrallore
zëri yt i ëmbël
melodi më dhuron

O mësuese e dashur
shpirti yt i pasur
në çdo thinjë
një brez i tërë jeton

Sot gëzim fëmijët
çelin në çdo anë
kemi festë
kërcejmë edhe këndojmë

Lule të bukura zemrat
mbledhin anë e mbanë
dhe për festë
mësueses t'ja dhurojmë

Sot gëzim fëmijët
çelin në çdo anë
kemi festë
kërcejmë edhe këndojmë

Lule të bukura zemrat
mbledhin anë e mbanë
dhe për festë
mësueses t'ja dhurojmë