03-02-2012
Këngëtarja Irini Qirjako, sot është një nga emrat më të vlerësuar të krijimtarisë popullore shqiptare. E njohur për interpretimet e saj sidomos në këngën polifonike, sot cilësohet si një këngëtare që vitet e punës i kanë dhënë jo vetëm eksperiencë, por edhe mund të kritikojë dhe këshillojë brezin e ri të këngëtarëve, që të nxjerrin në pah vlerat e këngës popullore, vlera që janë përcjellë nga brezi i saj.
"Mjeshtrja e Madhe" e këngës polifonike vjen këtë herë në një rrëfim për jetën e saj artistike, si dhe vështirësitë për të ruajtur traditën shqiptare në krijimtarinë popullore, që fatkeqësisht sot po përballet me shumë dëmtime. ...