2021-04-12 12:34:35
Nëna ime më hapte dyert e botës
sapo më merrte në një përqafim.
Ndieva një lot tek më rrëshqiti
në pragun tim të fëmijërisë...
2021-04-12 12:34:35
Më mungon shumë zëri yt baba,
kur tok bisedonim në çdo kohë,
i thellë si muzikë apo i ashpër,
tashmë është kthyer në jehonë.
2021-04-12 12:34:35
Kjo është kohë e vyshkjes së vlerave,
e humbjes së miqve një e nga një,
ashtu si pemët i humbasin gjethet,
ndërsa stin’ e vjeshtës troket në ditë.
2021-04-12 12:34:35
Dua të jetoj, që të vdes me ty,
e mbështjellë me dashurinë tënde,
të vështrohemi gjersa të fiket drita
dhe njeri-tjetrin të kemi në mëndje.
2021-04-12 12:34:35
Nëna ime nuk mund të kthehet më
e ndihem e dobët, e vetme në botë,
s’më përkëdhel dot me vështrim,
dashuri e saj s’mund të më shpëtojë.
2021-04-12 12:34:35
Nënë, mbi varr do të ndryshojnë lulet
që dimri i egër i ka tharë pa mëshirë.
Do të doja që të jem hija gjatë verës,
do të doja të jem shelgu lotues për ty.
2021-04-12 12:34:35
A do të më duash në ditë të vrenjtura
kur të jem lagur qull nga lotët e mi,
kur vitet të më kenë mplakur e lodhur,
kur duart me rrudha të të kërkojnë ty?
2021-04-12 12:34:35
Trupin do të ma mbulosh me lule
dhe do të më duash në çdo petal,
brishtësitë do të mbash në duar
kur të më prekësh si një fllad.
Era do t’i flakë tutje petalet,
do të zbulojë vjeshtën tek unë...
2021-04-12 12:34:35
Më pëlqen të të jepem vetëm ty,
të flas si e marrë, të qesh, të qaj,
të futem në një botë të pakapshme,
të provoj ndjesi që askush s’m’i fal.
2021-04-12 12:34:35
Spektakli për sonte mbaroi
dhe sipari u ul me mundim,
aktorët: miqtë e mikeshat
u kthyen në shtëpi...
Teatri antik i hipokrizisë
vazhdoi të luhet edhe sot.
2021-04-12 12:34:35
Por ndonjëherë kur rri e qetë:
“Gjithçka u mbyll e s’të kam prapë”,
ti frikshëm më pushton mendimin
dhe ndjej diçka, ndoshta mall.
2021-04-12 12:34:35
Miqësi që lidhen e zgjidhen
ashtu si lidhëse këpucësh
dhe ti papritur provon siklet
kur të lënë në mes të rrugës.
2021-04-12 12:34:35
Kthehesh shpesh, shumë shpesh,
nuk njeh dogana as dhe orare,
kapërcen dete, qiej të zymtë,
troket në shpirt ditën, natën.
2021-04-12 12:34:35
Më lodhën largimet, rikthimet,
ankimet e tua që s'kanë fund.
Harrova se kam një jetë timen,
s'dua ta trishtoj me lotët e tu!
2021-04-12 12:34:35
Kam humbur adresën e njerëzve të mirë,
të ndershmit nuk mundem t’i gjej dot,
kam jetuar ditë të ftohta dhe me shi,
në sy më kanë mbetur qindra pika lot.
2021-04-12 12:34:35
Jepma dorën, të falem, ta puth,
të ulem në gjunjë me përgjërim,
më dhe dashurinë më të madhe
e tillë do mbetet deri në amshim.
{{ page + 1 }}/{{ pages }}
Komente 0