Irma Kurti Poezi
Irma Kurti

Tema: Poezi Për Ndarje


I Dyzuar

Mijra kilometra sot na ndajnë,
ti me pushime ke shkuar larg.
Hera-herës dhe nervozohesh,
patjetër për mua ndjen mall.


Jeton i lodhur me dikë tjetër,
koha dobësitë s'ti fsheh më.
Mbete i dyzuar.Në shpirtin tim,
i dëshpëruar kërkon strehë.


I lagur nga shtrëngata grindjesh,
kokëulur vjen e troket tek unë.
Boll me dy strehë o i pastrehë,
s'të pranoj, mos bjer në gjunjë!


Më lodhën largimet, rikthimet,
ankimet e tua që s'kanë fund.
Harrova se kam një jetë timen,
s'dua ta trishtoj me lotët e tu!

- Poezi nga Irma Kurti



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0