Irma Kurti Poezi
Irma Kurti

Tema: Poezi Për Vetminë


Një Gjethe E Vetmuar

Një gjethe në oborrin tim
shiu e rreh papushim.


Vjen era në ajër e ngre,
prapë e rrëzon përdhe.


Ajo dridhet ashtu e zbehtë
litarë shiu bien nga retë.


Një gjethe lëkundet e vetme,
e vështroj dhe them me vete:


“Vjeshta me gjethen mban mëri
sepse larg shoqeve ajo rri”.


Gjethet në pemë po bisedojnë,
vjeshta gjethen e vetmuar qorton.



Mars 1987

- Poezi nga Irma Kurti



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 1